Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca, janë mjaft të ndjekura nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ato ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në raste të caktuara edhe fotografitë e përbashkëta.
Së fundmi, dy motrat kanë publikuar një fotografi së bashku me nënën e tyre në rrjetin social Instagram, ku shfaqen mjaft atraktive në të kuqe.
Ky imazh familjar është realizuar me qëllim urimin e të gjithë fansave të tyre të krishterë për festën e Krishtlindjeve.
“Gëzuar Krishtlindjen nga Vjollcat! (Na mungojnë gjashtë femrat e tjera të familjes)”, kanë shkruar dy bukuroshet në mbishkrimin e fotografisë.
Marina dhe Luana përndryshe punojnë në televizione të ndryshme, përkatësisht Marina në TV Klan dhe Luana në Top Channel.
Kjo e fundit përveç prezantimit, merret edhe me muzikë, ku herë pas here publikon projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/