Site icon Telegrafi

Luana aq e lidhur me Kosovën, gatuan edhe ushqimin e njohur tradicional kosovar (Foto)

Luana Vjollca e ka shprehur disa herë hapur simpatinë e saj ndaj shtetit të Kosovës, dhe thotë se i pëlqen shumë ta vizitojë.

Për muaj me radhë është aluduar se vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë kanë të bëjnë me lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e Dafina Zeqirit, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Megjithatë, duket se Luana ka filluar ta dashurojë shumë edhe kuzhinën kosovare.

Lexo po ashtu Ja si dukej Luana kur ishte 15 vjeçe, nuk do ta njihni (Foto)

Ajo ka publikuar në Instagram Story një fotografi, ku ka treguar se ka gatuar specialitetin e njohur kosovar flinë, teksa i fton të gjithë fansat për të ngrënë.

“Kush po don fli?”, ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e fotos. /Telegrafi/

Exit mobile version