Roma dhe RB Leipzig janë duke bashkëpunuar për mrekulli viteve të fundit.
Klubi italian e dërgoi sulmuesin Patrik Schick në huazim një vjeçar, ku tani Leipzig do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së tij për 29 milionë euro.
Por dy klubet e njohura evropiane janë duke diskutuar për një tjetër marrëveshje.
Fjala është për mbrojtësin e talentuar gjerman Lukas Klostermann, kontrata e të cilin me RB Leipzig skadon në verën e vitit 2021.
23-vjeçari nuk ka pranuar rinovimin pasi synon që të luaj në një klub më të madh.
Kloestermann luan në katër pozitat e mbrojtjes dhe po kërkohet me ngulm nga Roma, skuadër e cila ka çaluar këtë edicion pikërisht në repartin defensivë.
Duke parë që Klostermann është futur në vitin e fundit të kontratës, Giallorosët janë gati të shpenzojnë 20 milionë euro për transferimin e tij.
Gjithsesi kryeqytetasit nuk do ta kenë të lehtë afrimin e lojtarit i cili ndiqet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid e Arsenal. /Telegrafi/