Anthony Joshua ka mbrojtur titujt e kampionit të botës për peshat e rënda në IBF, IBO and WBA.
Boksieri britanik ka triumfuan në saje të nokauti teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takam.
E këtë përballje për titujt e kampionit të botës për pesha të rënda e ka komentuar edhe ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi.
Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka vlerësuar lartë guximin dhe luftën e Takamit.
“Kjo ishte një shfaqje e guximshme dhe luftuese e Carlos Takam. Por, kundër një njeriu të klasës si Anthony Joshua nuk mjafton vetëm …”, ka shkruar në Facebook, junikasi Krasniqi.
Ky i fundit tashmë punon edhe si juristë në shtetin gjerman dhe herë pas here analizon ballafaqimet e boksit për televizionet gjermane.
Ndryshe, Joshua tashmë pritet të ballafaqohet vitin e ardhshëm me kampionin e WBO-s, Joseph Parker ose Deontay Wilderin. /Telegrafi/