Ish boksieri profesionist me renome botërore, Luan Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë më shumë se një votim.
“Ndodhemi pakë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin!”
“Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse per shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.