Florent Hadergjonaj ka qenë titullar në ndeshjen ndaj Greqisë, por në një pozitë krejt tjetër nga ajo që është natyrale e tij.
Hadergjonaj zakonisht luan si mbrojtës i djathtë, ndërsa në takim ndaj grekëve Challandes e kishte vendosur në të majtë.
Ai ka thënë fillimisht se Kosova nuk e ka merituar fitoren me paraqitjen që ka bërë mbrëmë.
“Pas çdo humbje nuk është njeri i kënaqur, sonte luajtëm për fitore, por në fund nuk u arrit”.
“Kemi bërë gabime që nuk jemi mësuar t’i bëjmë dhe mendoj se nuk e kemi merituar fitoren”, ka deklaruar Hadergjonaj.
Ai foli edhe për pozitën e tij në fushë, që ishte vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, por thotë se respekton zgjedhjen e trajnerit.
“Trajneri vendos për pozitën time. Ai vendos dhe unë jap maksimumin. Normalisht në krah të djathtë jam më mirë, pasi luaj me këmbë të djathtë”.
“Këtë e vendos trajneri, edhe lojtarë tjerë luajtëm jashtë pozitës, por ky është futbolli, kur kemi mungesa duhet të adaptohemi”.
Krejt në fund Hadergjonaj tha se i kanë munguar jashtëzakonisht shumë tifozët pasi ata janë motivi i lojtarëve. /Telegrafi/