Vin Diesel dhe Dwayne “The Rock” Johnson sërish janë miq të mirë.
Dyshja e aktorëve të serisë filmike ‘Fast and Furious’ janë pajtuar pasi që në katër vjetër e fundit ‘nuke e duronin njëri-tjetrin’.
Grindja e tyre ndodhi me rastin e vdekjes në vitin 2013 të Paul Walkerit, ku Johnson e akuzonte Dieselin se në krah të të ndjerit, po fitonte popullaritet.
Ai i tha atij se është dembel dhe se vonohet gjithmonë. Diesel iu përgjigj duke i thënë se është “xheloz për shkak se nuk është një yll si ai”, transmeton Koha Ditore.
Producentët i detyruan të shkojnë për darkë dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë që të mund të xhirohen vazhdimet e reja. /Telegrafi/