Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit
E para në renditje do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, e ndjekur e dyta nga Partia Socialiste. Partia Demokratike do të jetë e gjashta në renditje dhe para saj, numri pesë do të jetë Partia Republikane.
Sfida për Shqipërinë renditet e katërta, FRD e 11-ta, PDIU e 13-ta, PSD e 9-ta, ndërsa Libra do të renditet e 18-ta. /Telegrafi/