Site icon Telegrafi

LSDM: Zgjidhet problemi i ajrit të ndotur

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM reagojnë ndaj OBRM-PDUKM-së ndaj ndotjes së ajrit duke thënë se “për 11 vite OBRM-PDUKM e injoronte problemi e ajrit të ndotur, ndërsa përmes politikave shkatërruese kontribuojë që ndotja e ajrit të arrijë nivel të lartë që edhe sot po ndjehet”.

Sipas LSDM, për dallim nga OBRM-PDUKM-së kriminale, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe të gjitha institucionet kompetente si në nivel vendor ashtu edhe në nivel qendror ndërmarrin masa për zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Për dy muaj Maqedonia thith ajër të papastër

“Secilën ditë po ndërmerren masa për uljen e ndotjes së ajrit, lokalizohen dhe dënohen personat fizik dhe juridik që ndotin ajrin”, thonë nga LSDM duke shtuar se ka filluar procesi i ndriçimit të mënyrave të vjetra të nxehjes që janë jo-ekologjike të enteve publike me nxehje moderne ekologjike, mbjelljen e drunjve, furnizimi i katërdhjetë eko-autobusë si dhe fillimi i procesit për gazifikim.

Të gjitha këto, thonë nga LSDM, janë vetëm një pjesë e masave që zbatohen për t’u zgjedhur problemi i ajrit të ndotur dhe që për qëllim është që të ulet për 50% ajri i ndotur në Shkup dhe në qytetet tjera nga 30 deri në 50% për dy vitet e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version