LSDM sot përmes një kumtese ka thënë se është legjitime vullneti i shumicës qytetare dhe së shpejti do të formohet qeveri stabile, çka do të thotë se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Së pari do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, pastaj qeveria e re, në përputhje me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivanov nuk guxojnë t’i bllokojnë proceset demokratike në mënyrë kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme. Ata janë të obliguar të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Sipas LSDM, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje. /Telegrafi/