Kryeministri Zaev pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së deklaroi se nesër në Kuvend do të dorëzojë propozim për ministre të re të Financave dhe se për këtë pozicion është propozuar Nina Angellovska.
Kryeministri do ta propozojë edhe Elizabeta Naumovska për zëvendësministre të Arsimit dhe Shkencës, Kiril Kolemishovskin për zëvendësministër të ri të Ekonomisë dhe Nexhat Mehmedoviq për zëvendësministër në Ministrinë për Sistem Politik.
Zaev tha se me këtë propozim dërgohet mesazhi se “të rinjtë duhet të angazhohet, të luftojnë, dhe arsimohet për shkak se pozicionet e larta janë për të gjithë”.
Në Këshillin Qendror të LSDM-së janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarë edhe atë Mila Carovska, Kosta Petrov, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zekiri./Telegrafi/