Telegrafi

LSDM vjedh stilin e fushatës nga Lëvizja politike ‘Dveri’ në Serbi?

Hera e parë që dëgjojmë se ndonjë parti në Maqedoni ka përvetësuar fushatën si të saj. Ne do të shohim se për çfarë ‘përvetësimi’ bëhet fjalë dhe kush e ka bërë atë-nëse LSDM-ja opozitare apo agjenci PR që e ka punuar fushatën. Pastaj do të shohim nëse mund ta padisim dikë dhe në bazë të diçkait, kështu është shprehur për “Dnevnik”, Srgjan Nogo, deputet dhe zyrtar i lëvizjes serbe ‘Dveri’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nogo tha se ishte i befasuar nga përvetësimi i fushatës dhe konceptin e aplikuar në zgjedhjet e fundit në Serbi që u mbajtën në vitin 2014.

‘Nuk kemi asnjë komunikim me partinë kryesore opozitare të Maqedonisë, as njëri prej tyre nuk na ka thirrë për t’u konsultuar për lejimin e përdorimit të fushatës tonë. Unë nuk e kuptoj nëse ata vetë e kanë huazuar apo ekspertët që i kanë angazhuar. Përndryshe, te koncepti i fushatës motoja qendrore e të cilit është “Për jetë në Serbi”, “Ta kthejmë jetën në duart e tyre”, duke përdorur postera prapa folësit të partisë është tërësisht puna jonë e partisë’, ka thënë Nogo ndër të tjera.

Partia qeveritare OBRM-PDUKM dje ka akuzuar LSDM se tërësisht e ka vjedhur fushatën e Lëvizjes serbe. /Telegrafi/