LSDM sot përmes komunikatës partiake ka akuzuar ministrin për financa, Kiril Minoski se vitin e kaluar i ka futur në borxh qytetarët për 484 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
‘Ministri për Financa në ikje, Kiril Minoski patjetër të përgjigjet për atë që i ka futur në borxh qytetarët 484 milionë euro vetëm në vitin 2016. Kjo do të thotë se çdo muaj nga viti 2016, kjo qeveria në ikje i ka futur në borxh qytetarët dhe shtetin me 40 milionë euro të reja’, theksohet nga LSDM.
Nga partia thonë se me paratë nga borxhi mundeshte të ndërtohen 133 kopshte ose hidrocentralet ‘Çerben’ dhe ‘Galishte’, çka Maqedonia nuk do të vareshte nga importi i rrymës. /Telegrafi/