Sipas disa dokumenteve të publikuara, LSDM-ja thotë se kryetari Ivanov ka shkaktuar një ngatërresë të madhe, me rastin e tërheqjes së pjesërishme të vendimit për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti akuzon kryetarin Gjorge Ivanov se ka sjell dy vendime, por me të njëjtin numër: 08-534/1, dhe se këto vendime janë raste të ndryshme të cilat janë në procedurë e sipër.
Si rezultat i kësaj, LSDM-ja thotë se njëri vendim nuk vlen, kurse vendimi tjetër, i publikuar në ”Gazetën Zyrtare” të datës 12 prill, 2016, është ende në fuqi, duke shtuar se kryetari, ose qëllimisht krijon huti, ose aspak nuk e kupton se çfarë vendimesh sjell.
Si zgjedhje më të mirë, LSDM-ja kërkon tërheqjen e plotë të vendimit nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov./Telegrafi/