Telegrafi

LSDM: Urgjentisht të ndalohen shkatërrimet e shkaktuara nga Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj sulmit të gazetarëve të portalit A1on, ku sipas informacioneve të para janë lënduar rëndë gazetari Aleksandar Todevski dhe kameramani Vlladimir Zhelçevski. Nga LSDM kërkojnë që Nikolla Gruevski dhe siç thonë, udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së që menjëherë të ndalojnë me shkatërrimet duke dashur të shpëtojnë lëkurën e tyre.

Lexo po ashtu Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)

“Kërkojmë nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia kriminele e OBRM-PDUKM-së, që menjëherë të ndalojnë që, për të shpëtuar lëkurën e tyre, të provokojnë dhe të inkurojojnë lëvizjet jocivilizuese të cilat kulmuan sonte me lëndime të rënda trupore të punonjësve të mediave. Thirrjet për urrejtje, incidentet e porositura për hudhje me gurë në të cilat ka objekte të thyera, ngacmimet e familjeve në shtëpitë e tyre, duhet menjëherë të ndalen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Kështu ik sulmuesi i gazetarëve sot në Shkup (Foto)