Telegrafi

LSDM: Tërheqja e Ligjit për fushata dhe reklamim qeveritar është fitore e qytetarëve

Propaganda e Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM dje pësoi një tjetër humbje. Tërheqja e projektligjit për reklamat e qeverisë është një fitore për të gjithë ata që duan në Maqedoni të ketë mediume vërtetë të lira dhe të pavarura. Pa lirinë e shprehjes dhe pa media të lira nuk mund të ketë demokraci në Maqedoni, kjo sipas LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Reklamat e qeverisë shumë vjet është një nga mekanizmat kryesorë që pushteti korrupton mediumet dhe blen mbështetjen nga pronarët e tyre në kurriz të lirisë së gazetareske dhe në dëm të profesionit të gazetarisë. Me paratë e qytetarëve qeveria me vite blen kontribute të porositura në mediumet private dhe krijon pamje të rreme për realitetin në vend. Por, ajo më nuk kalon. Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive dhe të njohin të vërtetën. Nikolla Gruevski nuk do të jetë në gjendje të mbështetet propagandat dhe gënjeshtrat dhe patjetër duhet të përballet me dënimin e qytetarëve rreth politikave të tij kriminale dhe shkatërruese “, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/