LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevskit, i cili tha se heqja e taksës radio-difuzive do të partizonte servisin publik. Nga LSDM thonë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë taksë radiodifuzive dhe se nuk do të jetë tatimi i vetëm me të cilin qeveria e re do t’u lehtësojë qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Do të ketë ulje të tatimeve tjera, me çrast do të mundësojmë që qytetarëve t’u mbeten më shumë të holla në buxhetet familjare me të cilët tani nuk mund as të ushqehen, vende të reja reale të punës dhe mirë të paguara. Do të ketë qeveri të re që do të kujdeset për qytetarët dhe taksa radio-difuzive do të hiqet. Asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/