Pasi dje u refuzua kërkesa e LSDM-së për të rinisur punën e Kuvendit, edhe sot kjo parti do të dorëzojë kërkesën e re, të plotësuar sipas kërkesave të Trajko Veljanoskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa e re do të dorëzohet me 67 nënshkrimet të cilat u përdorën edhe për kërkimin e mandatit nga kryetari Gjorge Ivanov.
Nga kabineti i Kuvendit të Maqedonisë informojnë se edhe pas dorëzimit të kërkesës së re nga LSDM-ja me 67 nënshkrime, me ligj dhe me rregullore të shtëpisë ligjvënëse nuk ka ndonjë detyrim për kryetarin aktual që ta thirr vazhdimin e seancës këto ditë. /Telegrafi/