Telegrafi

LSDM sot takim me partitë e koalicionit për zgjedhjet presidenciale

 

Në selinë e LSDM-së sot do të mbahet takimi i parë i partive nga koalicioni udhëhequr nga LSDM ku bashkërisht hyri në garën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e fundit e autorizoi kryetarin e partisë, sekretarin dhe sekretarin organizativ, të bëj konsultime me partnerët e koalicionit si dhe me partitë tjera kuvendare rreth mundësisë për kandidat konsesual për president, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këto ditë është parashikuar që konsultime të vazhdojnë me partitë që janë pjesë e koalicionit qeveritar, por edhe me parti tjera”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.

Nesër pritet që Zoran Zaev të ketë takim me BDI në rreth kandidati presidencial, ndërsa partia opozitare maqedonase tashmë zyrtarizoi kandidaten Gordana Siljanovska Davkova./Telegrafi/