Site icon Telegrafi

LSDM sonte mban mbledhje për mundësinë e kandidatit të përbashkët për kryetar shteti

LSDM sonte mban takim ku do të shqyrtohen të gjitha ndodhitë aktuale politike, si dhe për mundësinë e kandidatit të përbashkët për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale në prill.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev para mbledhjes për mediat tha se procedura për gjetjen e kandidatit të përbashkët vazhdon dhe se beson se së bashku me BDI do të gjejë kandidat të përbashkët. Ai tha se nesër do të takohet edhe me kryetarin Ahmeti për të biseduar rreth kësaj çështje.

Zaev shtoi se nuk e din se çfarë vendimi kanë në BDI, por beson se ato tashmë kanë propozime të tyre për kandidatë.

Sipas zëdhënësi të LSDM, Kostadin Kostadinov kjo mbledhje e partisë është e rregullt. Sipas informatave, mbledhje pritet të zgjas deri në orët e vona./Telegrafi/

Exit mobile version