Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Siljanovska me kërkesë të Mickoskit mbron dhunën dhe nuk mund të jetë në anën e popullit”.
Sipas LSDM-së nuk mund dikush si Gordana Siljanovska e cila me kërkesë të Hristijan Mickoskit mbron dhunën, të jetë në anën e popullit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Siljanovska është në anën e Gruevskit dhe Mickoskit, Siljanovska është ana që mbron krimin dhe dhunën, ana që është kundër BE-së dhe NATO-s”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Siljanovska në mënyrë të rrejshme paraqitet si kandidate mbipartiake dhe se asnjëherë nuk do të jetë në anën e qytetarëve./Telegrafi/