Deputeti i LSDM-së sot para gezatarëve tha se këto ditë opinioni po shikon se ata u munduan që të fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit për shkak të brutalitetit të policisë, në një mënyrë të çuditshme dhe të turpshme, duke shtrembëruar të vërtetën, duke u përpjekur të lajnë krimet e tyre.
“Të mos ishit ju gazetarët, vrasja do të mbetej e fshehur deri në fund.
Ajo që tregon inçizimi i gjatë të publikuar të bisedës midis Gruevskit dhe Jankulovskës. Vetëm konfirmon atë që opinioni tashmë e di shumë mirë.
Nikolla Gruevski e detyroi Gordana Jankullovskën që të gënjejë se vrasësi nuk ishte pjesë e sigurimit së tij!
Edhe pasi që mediat zbuluan rastin, i kapi kap paniku, së bashku ata po bënin plan për ta fshehur, opinioni nuk e dinte të vërtetën dhe organizuan spektakël të mediave ashtu si me Ljube Boshkovskin”, tha Acevski.
Ai shtoi se sigurimi i Nikolla Gruevskit i cili ishte nga policia e tij partiake vrau një dajl të ri./Telegrafi/