Site icon Telegrafi

LSDM: Shumica parlamentare është qeveria, Ivanovi nuk do të pengojë vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelët

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së presidentin Gjorge Ivanov për gazetën austriake, i cili tha se qeveria e formuar pa mandatin e presidentit do të ishte pa legjitimitet. Nga LSDM thonë se, shumica parlamentare është qeveri dhe se Ivanovi nuk do ta pengojë vullnetin e qytetarëve, duke mbrojtur kriminelët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ivanov: Qeveria pa mandatin e presidentit nuk do të ketë legjitimitet

“Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet si tiran me popullin e vet, vetëm për të kënaqur një person dhe familja e tij të realizojë platformat kriminele. Me këtë Ivanovi është pjesëmarrës në të keqen që ju ndodh qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre kegjitim në Parlament. Ajo është shumicë parlamentare stabile, e cila është pushtet në shtet. Shumica parlamentare ka detyrë të mbrojë qytetarët dhe interesat shtetërore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja janë opozitë dhe se Ivanovi nuk do të pengojë proceset demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version