Site icon Telegrafi

LSDM: Rebalanci i buxhetit do të sigurojë më shumë para për gjithë qytetarët

LSDM-ja përmes një komunikate me shkrim thekson se me rebalancin e buxhetit do të sigurohen më shumë para për qytetarët dhe do të parandalohen harxhimet e tepruara dhe të pa kontrolluara.

Ata gjithashtu akuzojnë OBRM-PDUKM-në, e cila sipas tyre, përmes qeverisjes kriminele dhe harxhimit të pakontrolluar të parave të qytetarëve për 11 vite me radhë kanë futur në borxh shtetin dhe qytetarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pikërisht OBRM-PDUKM-ja përmes tenderëve kriminel, projekteve të rrejshme, luksit dhe provizioneve të planifikuara, ka vjedhur para nga qytetarët dhe nga shteti, duke u bërë kështu partia më e pasur në Evropë, pëderisa shumica e qytetarëve kanë jetuar në varfëri dhe borxhe”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata në fund shtojnë se për dallim nga OBRM-PDUKM-ja ata racionalizojnë gjitha harxhimet, kanë ulur borxhet dhe paratë i kanë kthyer tek qytetarët./Telegrafi/

Exit mobile version