Site icon Telegrafi

LSDM: Qytetarët e dijnë shumë mirë se si ka qeverisur Gruevski

“Në vend që të ballafaqohet me përgjegjësinë për atë që ju ka bërë qytetarëve dhe shtetit në vitet e kaluar, Nikolla Gruevski vazhdon me sjelljet e tij të pakuptimta dhe pa turp pranon se ka dashur të blejë edhe disa Mercedese 600 mijë euro, me para të qytetarëve”, thonë nga LSDM, në kumtesën e sotme.

Nga kjo parti akuzojnë Gruevskin se ai nuk ka menduar asnjëherë për nevojat e qytetarëve, por për përmbushjen e dëshirave personale.

“Qytetarët shumë mirë e dijnë si ka qeverisur Gruevski. Gjithë opinioni ka dëgjuar si dhe kush urdhëroi rrënimin e “Kosmosit”, kush dhe si është marrë vesh për ndërtimin e autostradave, si janë bërë parregullsitë zgjedhore dhe si është porositur dhuna para Komunës Qendër”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se sjellja e Gruevskit, nuk është asgjë pos frikë për ballafaqim me përgjegjësinë./Telegrafi/

Exit mobile version