Telegrafi

LSDM: Qytetarët deklaruan se nuk ka vend për politikan si Nikolla Gruevski

LSDM-ja ka reaguar ndaj akuzave të Gjorçe Petrovit të OBRM-PDUKM-së, i cili akuzoi LSDM-në se kanë kërcënuar 453 mijë qytetarë. Në reagimin e LSDM-së shkruajnë se regjimi është rëzuar dhe qytetarët e Maqedonisë, kanë zgjedhur jetë dhe kanë votuar për liri, stabilitet, demokraci dhe ndryshime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Regjimi është i zbrazët. Qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur jetën. Shumica e tyre kanë votuar për jetë më të mirë, stabilitet, liri, demokraci, drejtësi dhe ndryshime. Shumica e qytetarëve deklaruan se nuk duan kriminel në qeveri, ata që vjedhin para dhe vota dhe se nuk ka më vend për politikan si Nikolla Gruevski”, shkruajnë mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Ata gjithashtu shkruajnë se janë bërë manipulime gjatë numrimit të votave, dhe se sipas tyre rezultati është i barabartë, me nga 50 mandate për të dy partitë./Telegrafi/