LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj shkrimit të Nikolla Gruevskit në Facebook, i cili shkruajti se qeveria e cila pranon Deklaratë nga Tirana nuk mund të jetë reformuese, por vetëm anti-shtetërore. Nga LSDM thonë se qeveria e re do të jetë populli dhe jo Gruevski dhe se sipas tyre ai nuk është më faktor që tregon se në cilën rrugë do të shkojë Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gruevski nuk është populli. Gruevski është i frikësuar, ai i cili përdor mediat për të mashtruar dhe shqetësuar qytetarët. Keqpërdorë fëmijë, nxënës për qëllime personale. Ndanë njerëz, urrejtje, frikësohet se do të përgjigjet për krimin dhe është i gatshëm që për qëllimet e veta ta shtyjë vendin drejt një krize politike me të thellë me pasoja të mëdha”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/