Site icon Telegrafi

LSDM: Pushteti me paratë e bujqve financon mediat pro-qeveritare

LSDM opozitare ka akuzuar pushtetin se paratë e bujqve po financon mediat e Nikolla Gruevskit të cilat kanë për qëllim përhapjen e gënjeshtrave dhe fshehjen e së vërtetës për qeverisjen kriminale. Sipas partisë opozitare, televizioni Sitel pronar i të cilit është djali i i Lubisav Ivanov- Xingos, partner i koalicionit të Nikolla Gruevskit dhe televizioni “Nova” i Sead Koçanit garojnë se kush më shumë do ta lëvdojë Gruevskin.

“Ministri Cvetkov para pak kohësh deklaroi se “Transmet” ka fituar tender prej 8,5 milion euro për ndërtimin e sistemit të ujitjes Raven- Reçicë, ndërsa paralajmëron edhe mundësinë për marrjen e një tenderi të ri të kompanisë së Seat Koçanit, pronar i TV Nova, për digën Reçan, që është në rrjedh e sipër. Siç tha Cvetkov, për të nuk ka rëndësi nëse kompanitë ndërtimore kanë televizione ose jo”, deklaroi Lupço Nikollovski – zv/ministër i bujqësisë./Telegrafi/

Exit mobile version