Telegrafi

LSDM: Provizionet dhe parcelat, investimet e vetme të Gruevskit

‘Investimet e vetme për të cilët din Nikolla Gruevski janë provizionet milionëshe për autostradat, parcelat e mëdha në Vodno dhe qindra livadhe të quajtura zona industriale të cilat ende qëndrojnë të zbrazëta’, thotë në reagimin e LSDM-së ndaj akuzave nga ish kryeministri se Qeveria e re aspak nuk është e interesuar për të sjellur investime të huaja në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Përfundimet e investimeve të huaja që ai bëri, të bëra me marrëveshje të fshehura, me subvencione të harxhuara kotë, si rasti i Subrata Roy, ku paratë e qytetarëve harxhoheshin për të bërë pritje të kriminelëve botërorë. Për dallim nga qasja e tillë kriminale, qeveria e udhëhequr nga LSDM, është e barabartë ndaj investitorëve të vendit dhe atyre të huaj dhe gjithë kjo me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës, paga më të larta dhe rritje të përgjithshme ekonomike’, përfundon reagimi i LSDM./Telegrafi/