Projekti “Sonçev Grad” është vetëm një nga projektet e shumta kriminale të bartëseve të krimit dhe Nikolla Gruevskit.
Nga LSDM thonë se për t’i përmbushur apetitet kriminale dhe për të realizuar dëshirat peronale të Gruevskit janë harxhuar 7 milionë euro, para të qytetarëve, për rrugë jo të sigurta, ndërsa në të njëjtën kohë është dëmtuar hapësirë e madhe e gjelbërimit.
“Plotësisht, për shkak të marrëveshjes së dështuar për ndërtimin e vendbanimit “Sonçev Grad”, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kriminal e kanë dëmtuar shtetin edhe për një milionë euro, para të qytetarëve, për të cilën për momentin po zhvillohet kontesti gjyqësor para gjykatës kompetente”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Nga atje thonë se ky shembull edhe njëjtë konfirmon se të gjithë këto dëme mbi qytetarët dhe buxhetit përgjegjësi duhet të ketë./Telegrafi/