LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj lajmit se në Gjimnazin e Prilepit, drejtori po bën presine mbi nxënësit që të dalin në protesta. Nga LSDM-ja thonë se është e palejueshme që drejtori të bën thirrje që nxënësit ta bojkotojnë mësimin që të jenë e protestave që nxisin urrejtje etnike.
“I dënojmë ashpër presionet të drejtorit të Gjimnazit të Prilepit “Mirçe Acev”, Kiril Nikolloski, i cili sot siç mund të shihej në video, bën presion mbi nxënësit të protestojnë. Institucionet janë të detyruara të reagojnë menjëherë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/