Do të nxisim rritje të të gjithë rrogave në Maqedoni, me çka do të rrisim edhe rrogën mesatare pavarësisht rrogës minimale. Rroga mesatare prej 30 mijë denarëve është ajo çka synojmë. Atë do ta arrijmë përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të mikro vendit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla me para nga Buxheti, tha dje në Prilep, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /Telegrafi
‘Kompanitë do të përfitojnë mbështetje të re vjetore për të punësuarit prej 108 mijë denarëve, ose 9 mijë denarë për paga mujore bruto. Kjo është një nga masat për të mbështetur firmat vendore. Ajo që ka biseduar lideri i LSDM-së Zoran Zaev, me tregtarët e Prilepit, është një mesazh për të gjithë pronarët e ndërmarrjeve vendore dhe të punësuarit të cilët tani kanë frikë për punët e tyre dhe për mbijetesën e kompanive. Njerëzit do të kenë para. Dhe kur qytetarët kanë para, do të ketë edhe qarkullim (fitim), do të ketë një standard të mirë të jetesës. Kjo do të ndodhë pas ndryshimeve në dhjetor’, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/