Të gjitha institucionet kompetente, si dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM, vazhdimisht dhe me zell punojnë në zgjidhjen e problemit të trashëguar të ajrit të ndotur, reagojnë nga LSDM-ja ndajë akuzave të OBRM-PDUKM-së, të cilët akuzojnl qeverinë për mosmarrjen e masave për të tejkaluar problemin e ndotjes së ajrit.
“Katastrofa e trashëguar nga pushteti kriminal i OBRM-PDUKM-së, partia që injoroi problemin dhe shkatërroi gjithçka që është e shëndetshme dhe e gjelbër, sot po zgjidhet me anë të aktiviteteve dhe masa të shumta në nivel qendror dhe lokal, me qëllim që të ofrojë ajër më të pastër për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.
Ata theksuan se për parandalimin e ndotjes së ajrit kanë ndërmarrë këto masa: pastrimin e deponive të paligjshme dhe gjetjen e ndotësve, forcimin e procesit të gazifikimit, futjen e standardeve mjedisore në trafik, dhënien e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve dhe stufave të pelleteve, konfiskimin e gomave të vjetra, mbjellja e pemëve dhe rritja e sipërfaqeve të gjelbra, blerja i autobusëve ekologjikë./Telegrafi/