Telegrafi

LSDM: Për OBRM-PDUKM-në prioritet është amnistia e Gruevskit në vend të ardhmërisë së qytetarëve

Nëpërmjet një kumtese partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “Për udhëheqjen e OBRM-PDUKM-së prioritet është amnistia e Gruevskit në vend ardhmërisë së qytetarëve, amnisti nuk do të ketë’.

“Kërkesa jologjike për zgjidhjen e Prokurorit Publik me propozim të opozitës nga ana e udhëheqjes së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit janë edhe një përpjekje e padobishme që të punohet në amnistimin e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se qytetarët dhe institucionet zbatuan referendum të qetë dhe demokratik ku qytetarët vendosën lirshëm, pa presione dhe me bindjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së janë demantuar nga misioni i OSBE-së ku në ditën e referendumit ishte vlerësuar i qetë dhe mirë i organizuar, me fushatë të qetë dhe me veprime të paanshmëria”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se udhëheqja e OBRM-PDUKM-së tregon se nuk kujdeset për interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj, por mbetet e bllokuar në destruktivitet, përkushtuar në mbrotjen e kualitetit.

Sipas OBRM-PDUKM-së më e rëndësishme është e ardhmja e Gruevskit, se sa ardhmëria e qytetarëve të cilët janë për ardhmëri në BE dhe NATO.

“Në vend se të jetë e fokusuar në amnistinë, udhëheqja e OBRM-PDUKM-së ta respektojë vullnetin e qartë të qytetarëve në referendum dhe të t’u bëj thirrje deputetëve të përfshihen në proceset që sigurojnë integrimin e plotë në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar në fund se vetëm në këtë mënyrë Mickoski do të mund të dëshmojë se është për BE dhe NATO./Telegrafi/