Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se OBRM-PDUKM-ja për 11 vite me radhë nuk ka treguar interesim për ndotjen e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.
Sipas tyre, partia opozitare përmes shkatërrimit sistemik të gjelbërimeve dhe ambientit jetësor, ka ndikuar për ndotje më të madhe të ajrit në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për dallim nga dyfytyrësia e sjellja injoruese e OBRM-PDUKM-së, qeveria e LSDM-së së bashku me institucionet kompetente ka filluar zgjidhjen sistemike për ndotjen e ajrit”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se kanë forcuar kontrollet inspektoriale, si dhe do të detektojnë deponitë e egra, ndërsa do të subvencionojnë edhe blerjen e makinave ekologjike./Telegrafi/