Telegrafi

LSDM: Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm, fitorja është e qartë

Aleksandar Kiracovski, shefi i shtabit të Stevo Pendarovskit, në konferencë për shtyp tha se kandidati i tyre në më shumë vendvotime është në epërsi dhe fitorja është e qartë.

Ai shtoi se Stevo Pendarovski është përkrahur nga të gjitha bashkësitë etnike dhe se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në shumicën e vendvotimeve Stevo Pendarovski është në epërsi dhe presim fitore në rrethin e parë. Presim që edhe në rrethin e dytë qytetarët të përkrahin kandidatin konsensual. Është e qartë që kanë humbur në rrethin e parë dhe do të humbin edhe në rrethin e dytë. Padyshim që Pendarovski do të jetë kryetari i ardhshëm i shtetit”, tha Kiracovski.

Nga ana tjetër, edhe nga OBRM-PDUKM kanë thënë se Gordana Siljanovska është në epërsi ndaj kundër kandidatëve dhe shpallën fitoren e saj./Telegrafi/