Site icon Telegrafi

LSDM: Pas largimit të Gruevskit, ekonomia po zhvillohet në drejtim të duhur

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se qeveria e re nuk është e përqendruar në zhvillimin e ekonomisë dhe se ka ngecje serioze.

Nga LSDM thonë se ekonomia dhe shteti po shkojnë në drejtim të duhur pasi Gruevski shkoi në opozitë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të kota janë akuzat dhe brengosjet e rrejshme të Nikolla Gruevskit për ekonominë, kur pikërisht ai me bashkëpunëtorët e tij ka rrënuar ekonominë dhe ka futur në borxh qytetarët, që të mund të pasurohen personalisht”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se qytetarët për çdo ditë po shikojnë dhe ndjejnë dobitë e punës së tyre të përgjegjëshme, ndërsa thonë se me rritjen e ndihmës për kompanitë vendore, do të mundësojnë hapje të reja të vendeve të punës./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gruevski: Qeveria nuk është e përqendruar në ekonomi, ka ngecje serioze
Exit mobile version