Site icon Telegrafi

LSDM: Pa huamarrje të re mund të sigurohen para për zonat e vërshuara

LSDM-ja opozitare me anë të një komunikate me shkrim për mediat, ka porositur se është e mundur që të sigurohet 53 milionë euro për kompensimin e dëmeve për përmbytjet në zonat e Shkupit dhe Tetovës, pa bërë rishikimin e buxhetit, transmeton Teleegrafi Maqedoni.

‘Asetet Rrotës panoramike dhe kopshtit të parajsës në vlerë prej 33 milionë euro, së bashku me 20 milionë euro nga Euro-obligacioni i katërt të planifikuara për krizën e refugjatëve, të cilat nuk janë shpenzuar, shuma e të paktëve 53 milionë euro të cilat mund të sigurojnë pa çdo borxh shtesë për ndihmë të të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë, thuhet në deklaratën e LSDM.

Maqedonia nuk ka më hapësirë për kredi të reja, dhe ulja e kreditisë nga agjencioni Fiç është për shkak të ritmit të huamarrjes në tetë vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version