Site icon Telegrafi

LSDM: Ofendimet dhe foto-montazhet e korrierëve mediatik nuk do ta shpëtojnë Gruevksin

Korrierët mediatik vazhdojnë të përhapin të pavërteta dhe bëjnë propagandë të paguar me paratë e qytetarëve. Frikën e Nikola Gruevskit nga e vërteta dhe kthimi i drejtësisë, korrierët mediatik përpiqen ta mbulojnë me ofendim të qytetarëve që protestojnë, me foto-montazhe skandaloze, duke i krahasuar qytetarët që luftojnë për liri me organizata terroriste, thonë nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Asgjë nuk do ti ndihmojë Nikola Gruevskit, më së paku gënjeshtrat, montazhet dhe trillimet e korrierëve mediatik. Qytetarët nga i tërë vendi, pa dallim të përkatësisë politike, fetare apo etnike, janë në këmbë, nëpër rrugët dhe qytetet anembanë Maqedonisë. LSDM është shtylla e Maqedonisë së lirë dhe demokratike. Edhe njëherë u vërtetua se në terrin mediatik të Nikola Gruevskit, të paguar me paratë e qytetarëve, nuk ka vend për të vërtetën“, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version