Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM reagojnë ndaj OBRM-PDUKM ndaj ndotjes së ajrit duke thënë se “ndotja e ajrit, shkatërrimi i gjelbërimit, mos veprimi dhe injorimi në problemin e ajrit të ndotur është pasqyra që pas saj e la qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së”.
“Për dallim nga qasje e tillë e papërgjegjshme ndaj mjedisit jetësor të OBRM-PDUKM-së, parti e cila s’ka as ide as vizion, Qeverisja e udhëhequr nga LSDM, bashkërisht me Bashkinë e Shkupit, komunat dhe të gjitha institucionet kompetente me seriozitet qasen në zgjidhjen e problemit të ajrit”, kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se nga Bashkia e Shkupi vazhdojnë në vendosjen e pastruesve të ajrit në shkollat e mesme dhe se janë siguruar 527 pastrues të ajrit në 23 shkolla të mesme të Shkupit, mënyrë që, sipas LSDM-së, mundëson ajër më të pastër dhe mjedis më i shëndoshë për rreth 22.000 nxënës.
“Qeverisja e udhëhequr nga LSDM bashkërisht me të gjitha institucionet kompetente vazhdon ta zgjedh problemin e ajrit të ndotur si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor, me qëllim ajër të pastër dhe mjedis jetësor më të shëndoshë për të gjithë qytetarë”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM./Telegrafi/