Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM-ja i nënçmon qytetarët

LSDM-ja mendon se partia opozitare i nënçmon qytetarët që dëgjuan se si nga ajo partia bisedohej për ndryshim të emrit dhe se kjo parti refuzojnë t’i pranojnë sukseset e Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM-ja i nënçmon qytetarët që dëgjuan se si kjo parti merrej vesh për ndryshim të emrit pa mbrojtur identitetin maqedonas. Qartë shihet se OBRM-PDUKM-ja vazhdimisht refuzon të pranojë sukseset e Maqedonisë, madje ajo nënçmon qytetarët e Maqedonisë, inteligjencën e tyre dhe kujtesën e tyre”, duke shtuar se i gjithë publiku dëgjoi se çfarë marrëveshje me Greqinë ka biseduar Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, emër dhe disa mbimera, shtesa dhe kllapa.

“Publiku shumë mirë e di se si Nikolla Gruevski ka pranuar edhe Maqedoni e Epërme edhe Veriore për përdorim, pa garantuar identitetin dhe pa garantuar veçantinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së nëse OBRM-PDUKM-ja metëvërtetë kujdeset për identitetin duhet të përkrahë marrëveshjen me Greqinë që e garanton po të njëjtën gjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse metëvërtetë brengoset për identitetin maqedonas, OBRM-PDUKM-ja duhet të përkrahë marrëveshjen me Greqinë. Saktësisht në nenin 7 të marrëveshjes garantohet identiteti maqedonas, ndërsa në nenin 1 garantohet gjuha maqedonase. Me këtë marrëveshje për herë të parë garantohet ndërkombëtarisht identitetin maqedonas, kultura dhe gjuha dhe në të njëjtën kohë hapen dyert për hyrje në BE dhe NATO, që janë interesa më madhore shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/