Site icon Telegrafi

LSDM: Nuk do të ketë zgjedhje të reja, do të ketë qeveri të re

LSDM-ja sot pasdite përmes një kumtese thekson se zgjedhje të reja parlamentare nuk do të ketë dhe se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do t’i hapë rrugë zgjedhjes së Qeverisë së re.

“Ky është vullneti i 700.000 qytetarëve i shndërruar në shumicën e re parlamentare të përëbërë prej 67 deputetëve”, thekson LSDM. Zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, që ta vazhdojë krizën politike përmes së cilës kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin e kryer”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LSDM gjithashtu ka përsëritur qëndrimin se nuk ekziston kurrëfarë platforme por ka program për qeveri të re reformuese dhe në të nuk ka ndryshim të himnit, flamurit, stemës, banknotave, emrit, as dëme ndaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version