Site icon Telegrafi

LSDM: Kandidatët e OBRM-PDUKM-së janë kandidatët e krimit (Video)

LSDM-ja në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar një video, për barëtsin e listës së OBRM-PDUKM-së në njësinë zgjedhore numër dy, ku e akuzon se ai është bartësi i krimit në Maqedoni. Në videon e publikuar nga ana e LSDM-së shihen premtimet e Nikolla Todorov dhe punët që ai ka bërë përgjatë kohës kur ka qenë me post të lartë në shtet në ministri të ndryshme. Më vonë nga LSDM kanë shpërndarë edhe video tjera, për bartësit tjerë të listave nga OBRM-PDUKM, siç janë Ilija Dimovski dhe Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo video është publikuar me shënimin “Nikolla Todorov, bartës i krimit në Maqedoni, njeriu që vret në emër të mbrojtjes së krimit, pse nuk do të votoni për atë”./Telegrafi/

Exit mobile version