Site icon Telegrafi

LSDM: Nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë është akt patriotik

LSDM beson se marrëveshja për ndryshimin e emrit është një akt patriotik dhe se kryetari Ivanov duhet ta nënshkruajë atë. Në një deklaratë të partisë, ata thonë se nëse Ivanov nuk e nënshkruan Ligjin, ai do të përgjigjet penalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfundimisht marrëveshja me Republikën e Greqisë, e cila u ratifikua sot nga shumica dërrmuese, është një akt patriotik.

Marrëveshja siguron dhe forcon identitetin maqedonas, sjell anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, me një fjalë, siguron të ardhmen e Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM gjithashtu thonë se “pas 11 vjet qëndrimi në vend, Maqedonia u kthye në të djathtë, në rrugën evropiane. Është e sigurt që do të marrim një ftesë për anëtarësim në NATO, kemi një datë për fillimin e negociatave me BE. Së fundi, ne do të bëhemi pjesë e demokracive evropiane dhe botërore, të cilat garantojnë përparim, prosperitet, stabilitet dhe siguri”.

Marrëveshja për emrin me Greqinë u ratifikua sot në Kuvendin e Maqedonisë për së dyti herë, pasi që kryetari Ivanov refuzoi të nënshkruaj herën e parë.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tani është i detyruar të bëjë ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. /Telegrafi/

Exit mobile version