Site icon Telegrafi

LSDM: Në vazhdimësi po merren masa kundër ndotjes së ajrit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se injorimi i problemit me ndotjen e ajrit nga ana e qeverisë së OBRM-PDUKM-së ka sjellur probleme të mëdha dhe Shkupin e ka bërë nga qytetet më të ndotura në Evropë.

Ata thonë se qeveria e tyre, si dhe institucionet shtetërore zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit e kanë vendosur në krye të prioriteteve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë qëllim, vazhdimisht merren masa në afat të shkurtë, mesëm dhe afat të gjatë, për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të ndotjes”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se janë ndarë subvencione për blerjen e biçikletave dhe trotinetëve eleketrik, ndërsa rrjeti për shtegun e biçikletave është zgjatur me 12 kilometra të reja./Telegrafi/

Exit mobile version