Regjistrimi është një operacion i nevojshëm statistikor për të realizuar zhvillimin e planifikuar të gjithë shoqërisë, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovskit.
“OBRM-PDUKM, përveç përhapjes së të pavërtetave, nuk ka ndonjë besueshmëri për të folur rreth regjistrimit.
Për 11 vjet, OBRM-PDUKM-së nuk arriti të organizojë një regjistrim. Edhe të që e nisi, për shkak të lojërave politike e ndërpreu dhe shpenzoi mbi 3 milionë euro para kombëtare”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se tani, e tërë përgatitja për organizimin e regjistrimit është profesional dhe transparent, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe në këtë është përfshirë edhe Eurostat gjatë gjithë kohës.
Nga LSDM shtojnë se regjistrimi është shpallur vitin e kaluar, viti 2020 është viti kur duhet të realizohet në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare./Telegrafi/