Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga LSDM reagojnë ndaj OBRM-PDUKM-së për ndotjen e ajrit duke thënë se “pas injorimit 11 vjeçar të problemit të ndotjesm së ajrit, pas një dekadë mos ndërmarrje asgjë dhe shkatërrim sistematik të gjelbërimit nga ana e OBRM-PDUKM-së kriminale, në aksion sistematik gjithëpërfshirës po ndërmerren masa kundër gjithë burimeve të ndotjes së ajrit”.
Ata thonë se në më shumë aksione për gjelbërim dhe mbjelljen e fidanëve do të ketë në më shumë komuna të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM në kumtesë përmendin disa masa kundër ndotjes së ajrit duke përmendur se në buxhetin për vitin 2019 janë paraparë mjetet në vlerë prej një miliard e 577 milion denarë, që është për 1.1 miliard denarë më shumë nga mjetet për vitin 2018.
“Të gjitha institucionet secilën ditë po ndërmarrin masa që kanë për qëllim ta ulin ndotjen e ajrit”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se bëhet fjalë për problem kompleks dhe se do të jetë i nevojshëm angazhimi i fuqishëm dhe kohë./Telegrafi/