Telegrafi

LSDM miraton hyrjen e ASH-së në Qeveri

Pas takimit të Këshillit Qendror të LSDM, zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se në seancën e sotme është miratuar hyrja e ASH-së në Qeveri.

Siç tha zëdhënësja e LSDM-së, rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët.

Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit./Telegrafi/