Site icon Telegrafi

LSDM: Milloshoski të jap dorëheqje nga funksioni i deputetit

Nga partia në pushtet kërkojnë dorëheqjen e Antonio Milloshoski nga funksioni i deputetit, pasi që dje ai pohoi se disa vende kanë votuar kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Milloshoski gënjente gjerë sa ishte në pushtet, sot gënjen edhe kur është në opozitë, në dëm të shtetit të tij. Milloshoski, është ish-ministri i jashtëm më i pasuksesshëm.

Rrenat e Antonio Milloshoskit se shtatë vendet ishin kundër shtetit tonë për fillimin e negociatave me BE-në edhe zyrtarisht është përgënjeshtruar”, thonë nga LSDM.

Lexo po ashtu Milloshoski: Shtatë anëtare të BE-së kanë qenë kundër negociatave me Maqedoninë

Nga atje thonë se deputeti i OBRM-PDUKM-së me vetëdije shpërndan gënjeshtra kundër interesave të shtetit të tij./Telegrafi/

Exit mobile version