Nëpërmjet një kumtesë të partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet “ushtari Mickoski të mos fshihet pas rrjeteve sociale dhe reagime konfuze që nuk thonë asgjë, por të del para qytetarëve dhe të përgjigjet për takimin me Gruevskin”,
“Anti-perëndimori Mickoski para opinionit duhet të përgjigjet, nëse takimi që e ka pasur me mentorin e tij Nikolla Gruevski, e cila sipas tij kanë biseduar për të ‘ardhmen’ dhe ‘momentet personale’ të kriminelit Gruevski, në fakt është përgatitur plani për arratisje”, kumtojë nga LSDM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre ekzistojnë dyshime se Mickoski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së janë bashkëpunëtorë në arratisjen e Gruevskit.
“Të gjithë institucionet, posaçërisht Prokuroria Publike, duhet të hap hetim, plotësisht të zbardh rastin dhe të gjendet të gjithë fajtorët”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se të gjithë bashkëpunëtorët në arratisjen e Gruevskit duhet të japin përgjegjësi para ligjeve.
Ky reagim vjen pasi që kryetari i OBRM-PDUKM-së tha se përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit duhet marrin Spasovski dhe Zaevi./Telegrafi/